Sulmi i armatosur në Pragë: Nuk ka viktima e as të lënduar nga Kosova NULL NULL 21.12.2023 20:50 21.12.2023 20:50 14 persona raportohet deri më tani se kanë vdekur si pasojë e një sulmi të armatosur në Universitetin e Pragës. Në mesin e viktimave është edhe autori i kësaj ngjarje të rëndë, 24-vjeçari David Kozak. Nga sulmi i armatosur janë edhe dhjetëra persona të plagosur. Lidhur me rastin, është deklaruar ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Ibërhysaj. Ibërhysaj tha për Klankosova.tv se nuk ka viktima e as të lënduar nga Kosova. “Për fat të mirë nuk ka shtetas tonë në mesin e viktimave dhe as të lënduarve”, tha ajo për Klankosova.tv Më herët, Ambasada e Kosovës në Pragë, me anë të një njoftimi i kishte ftuar shtetasit e Kosovës, që gjenden atje, që t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.