Sulm në një shkollë në Suedi, qëllohen pesë persona NULL NULL 04.02.2025 14:38 04.02.2025 14:38 Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në shkollën Risbergska, pas raportimeve për një krim të rëndë të dhunshëm, në Orebro, Suedi, më 4 shkurt 2025. Agjencia e Lajmeve TT/Kicki Nilsson/nëpërmjet REUTERS Policia suedeze tha të martën se pesë persona u qëlluan gjatë një sulmi në një shkollë në qytetin e Orebro rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit, duke shkaktuar një reagim masiv nga shërbimet e shpëtimit. “Pesë persona janë konfirmuar të qëlluar”, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se shkalla e ndonjë lëndimi ishte e paqartë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. “Kjo aktualisht shihet si tentativë vrasje, zjarrvënie dhe vepër e rëndë me armë”, tha policia.