Nis peticioni “Për një Ferizaj pa Uroshevac” (VIDEO) NULL NULL 18.07.2026 12:30 18.07.2026 12:30 Në Ferizaj ka nisur sot mbledhja e nënshkrimeve për peticionin “Për një Ferizaj pa Uroshevac”. Kësaj iniciative i është bashkuar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ishte edhe i pari që e nënshkroi peticionin, raporton Klankosova.tv. Gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha tha se interesimi i qytetarëve për nënshkrimin e peticionit është i madh. Bashkim Fazliu, një nga organizatorët e këtij peticioni, tha se kjo ka nisur si iniciativë demokratike. “Ne e kemi nisur këtë peticion duke e shfrytëzuar të drejtën tonë demokratike si qytetarë të Republikës së Kosovës dhe Ferizajt”, tha mes tjerash Fazliu.