Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haziri: Nuk i kuptoj ata që na lartësonin dhe më pas shkruan nekrologji për LDK-në

NULL NULL
18.07.2026 12:54

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka adresuar situatën e brendshme në këtë parti.

Ai pati kritika për personat për të cilët thotë se në fillim e kishin lartësuar kryesinë e LDK-së, e pastaj “shkruan nekrologji” për këtë parti.

“I duroj e mundohem me i kuptu krejt ata që merren me LDK-në duke na këshillu e mësu se qysh duhet me u sjell, çka duhet e çka nuk duhet të bëjmë. Bile edhe ata që shpesh ju referohen autoriteteve si ‘patericë’, ‘harrën’ e çka jo tjetër. E di saktë për kënd e bëjnë e për çfarë agjendash. Punë përvoje, po get. Po bahen 38 vjet në politikë. I kuptoj më së shumti aktivistat e militantët që vuajnë me zemër e me bindje dhe e duan LDK-në me qenë e para. Pa dalë e para, asnjë kryetar nuk e lënë rehat, duke ia kërku dorëheqjen. Ama nuk i kuptoj ata që në fillim na lartësonin deri në qiell dhe më pas shkuan aq larg sa shkruan nekrologji për LDK-në. Mos u lodhni shumë, se LDK i takon anëtarësisë e jo funksionarëve”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Haziri tha se stabiliteti dhe normalizimi i Kosovës kalon përmes LDK-së, dhe se rikthimi i kësaj partie ndodh nga lart-poshtë dhe me marrëveshje politike.

“LDK din e mundet me u përball me agjendën e Republikës, duke përballu kërkesat e saj me debat të brendshëm, marrëveshje politike apo demokraci të brendshme. Periudha post-independente dhe post-Rugoviste, veç një gjë e ka konfirmu: që pa LDK-në nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje. Stabiliteti e normalizimi i Republikës kalon përmes zyrave të LDK-së! Ia kemi borxh anëtarësisë dhe të ardhmes së Republikës. Koha më ka dhënë të drejtë që rikthimi i madh i LDK-së ndodh nga lart-poshtë, me marrëveshje të madhe politike, pa e dëmtu demokracinë e brendshme”.

“LDK ishte parti ringritëse në një kohë të pakohë, sepse kur krejt ishin rrëzu e dorëzu, LDK nisi ringritjen tonë, si shoqni e organizume”, u shpreh Haziri.

lajme të ngjashme