Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Suhareka e mposht Prishtinën

NULL NULL
27.10.2024 15:04
Foto: Fansat e Futbollit Kosovar/ FB
Foto: Fansat e Futbollit Kosovar/ FB

Suhareka e mposhti Prishtinën me rezultat 2-1.

Pjesa e parë e ndeshjes u krye në barazim.

Vendasit qysh në fillim e nisën mirë. Mevlan Zeka i Suharekës, futi topin në rrjetën e kundërshtarit në minutën e tretë.

Rezultati ndryshoi në minutën e 31-të, pasi Ardi Ajdini i Prishtinës shënoi gol.

Në barazim ishin të dy skuadrat deri në minutën e 68-të. Realizatori i golit për Suharekën ishte Liridon Fetahaj.

Nga pesë ndeshjet paraprake, Prishtina ka tri fitore e dy humbje, ndërsa qëndron e treta në listë.

Suhareka nga pesë ndeshjet paraprake ka dy fitore e tri humbje, e në listë mban vendin e gjashtë.

Me ndeshjet e sotme mbyllet java e dhjetë e Superligës së Kosovës në Futboll.

lajme të ngjashme