Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Suedia publikon listën ndaj Kosovës dhe Zvicrës

NULL NULL
01.10.2025 13:04

Federata Suedeze e Futbollit ka publikuar sot listën me 25 lojtarët e ftuar nga përzgjedhësi Jon Dahl Tomasson për ndeshjet e vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Suedia më 10 tetor luan në udhëtim te Zvicra, ndërsa tri ditë më vonë përballet me Kosovën në “Ullievi”.

Pjesë e listës së kombëtares skandinave janë dy sulmuesit e Premier Ligës, Viktor Gyokeres dhe Alexander Isak, ndërsa risi është anëtari i Barcelonës, Rony Bardaghji i cili është ftuar për herë të parë.

Në shtator, Kosova fitoi 2-0 ndaj Suedisë në takimin e luajtur në “Fadil Vokrri”, transmeton Klankosova.tv.

Grubi B ku ndodhet Kosova, pas dy xhirove të para kryesohet nga Zvicra me 6 pikë, në vendin e dytë janë “Dardanët” me 3 pikë, teksa në pozitat 3 dhe 4 ndodhen Suedia dhe Sllovenia me nga një pikë.

lajme të ngjashme