Stuhia dyshohet se shkaktoi zjarr në Shirokë të Suharekës NULL NULL 21.07.2026 18:12 21.07.2026 18:12 Moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë Kosovën, ka shkaktuar edhe dëme në disa fshatra e qytete. Si pasojë e stuhisë së fortë që ka përfshirë komunën e Suharekës, raportohet se ka shpërthyer zjarr afër objektit të Shkollës Profesionale “Abdyl Ramaj” në Shirokë. Në pamjet e publikuara, shihet se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me situatën. Ende nuk dihet shkalla e dëmeve të shkaktuara. /Klankosova.tv