Arrestimet në Serbi: Shqetësues mosreagimi institucional (VIDEO) NULL NULL 21.07.2026 20:53 21.07.2026 20:53 Foto nga Klan Kosova Shteti që vrau shqiptarë në Kosovë, por pësoi disfatë, tani 27 vjet më vonë, po kërkon me të gjitha mënyrat arrestimin e ushtarëve të lirisë. Madje, jo vetëm gjatë kalimit kufitar, por edhe me anë të rrjeteve sociale, raporton Klan Kosova. Shqetësuese për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shihet mosreagimi nga institucionet e Kosovës. Ndërsa nga Organizata e Veteranëve të Luftës edhe një herë u bë apel që të shmanget kalimi nëpër Serbi, sepse, siç u tha nga OVL e UÇK-së, serbit kurrë nuk mund t’i zihet besë. Për detaje më të hollësishme, klikoni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: