Alarmi i Xhufkës: Sulmohet me tullë Mitropolia e Kosovës (VIDEO) NULL NULL 21.07.2026 20:52 21.07.2026 20:52 Foto nga Klan Kosova Me një tullë dyshohet se u gjuajt objekti fetar në Ulpianë të kryeqytetit në orët e para të së martës. Nga goditja u thye korniza e një dritareje e Mitropolisë së Kosovës ku besimtarët ortodoksë mund t`i kryejnë ritet e tyre fetare. Sipas Kryepeshkopit Ortodoks, Nikollë Xhufka, sulmi ndodhi pasi u bë publik regjistrimi i ortodoksëve në këtë faltore, raporton Klan Kosova. Ndërkohë, Kisha Autoqefale Ortodokse e Kosovës e ka fituar betejën e parë ligjore ndaj Kishës Ortodokse Serbe dhe ka filluar regjistrimin e besimtarëve të saj. Në kronikën e mëposhtme gjeni detajet shtesë: