Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave NULL NULL 22.07.2026 08:17 22.07.2026 08:17 Stuhia nuk la pa prekur edhe Sarandën. 5 minuta stuhi dhe u krijuan probleme nga rënia e pemëve që bënë bllokimin e disa rrugëve. Edhe tek bizneset përgjatë shëtitores u krijuan probleme. Në rrugën përballë stadiumit një pishë u rrëzua dhe dëmtoi 3 mjete. Sipas informacioneve të Top Channel nga urgjenca e qytetit mësohet se tre shtetas kanë shkuar në spital të lënduar nga thyerja e xhamave si rrjedhojë e stuhisë. Punonjës të shërbimeve të bashkisë janë në terren dhe monitorojnë situatën e krijuar, njëherazi po bëhet edhe pastrimi dhe sistemimi i situatës së krijuar.