Stuhia e veriut, dy komunat japin para për dëmet e erës (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 24.08.2023 20:40 nga Qendresa Sinani 24.08.2023 20:40 Stuhia e fuqishme që kaploi mbrëmjen e së mërkurës Mitrovicën veriore, shkaktoi dëme të shumta atje. Çatia e një ndërtese ra, derisa muret e shumë të tjerave pësuan dëme të shumta. Banorët serbë të asaj ane po kërkojnë kompensimin e dëmeve. Por, të njëjtit do të kompensohen, edhe atë mbase dy herë. Kjo meqë komuna paralele serbe ftoi qytetarët të aplikojnë për pagesa të dëmeve në zyrat e atij që Serbia e quan organ i përkohshëm i Komunës së Mitrovicës. Këtë veprim po e quajnë qesharak zyrtarët ‘legalë’ komunalë, që po ashtu po vlerësojnë situatën derisa e formuan edhe komisionin përkatës për këtë punë. Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Inspeksionit, Fatir Berzati, tha se nga stuhia e një dite më parë janë dëmtuar gjashtë objekte.