Statham, ylli i fundit që bënë bujë me praktikimin e bletarisë NULL NULL 12.01.2024 22:58 12.01.2024 22:58 Jason Statham Jason Statham është bërë personazhi i fundit i famshëm që është marrë me bletarinë. Ylli i shumë filmave aksion, vendosi të provonte hobin pasi nënshkroi për të luajtur në filmin “Sky Original The Beekeeper” – duke luajtur një njeri në mision për hakmarrje dhe ish-operativ i një organizate të fuqishme dhe klandestine të njohur si Beekeepers, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv. I veshur me një kostum bletarie, babai i dy fëmijëve dukej me humor të mirë teksa po punonte për vjeljen e mjaltit. Jason nuk është i vetmi yll që ka provuar dorën e tij në bletari. Ka shumë yje të botës së shoubizit që kanë praktikuar profesionin e bletarisë.