Një person bie nga shtylla elektrike në Klinë, dërgohet në spital NULL NULL 22.06.2026 15:53 22.06.2026 15:53 Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se ka rënë nga një shtyllë elektrike. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:40 në Klinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova, i cili tha se fillimisht Policia është njoftuar nga QKMF-Klinë për një person të lënduar. “Sot rreth orës 13:40, Policia është njoftuar nga QKMF-Klinë se një person është i lënduar. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Rugova. Sipas tij, në vendin e ngjarjes është kuptuar se personi i lënduar ka rënë nga një shtyllë elektrike. “Atje është kuptuar se personi i lënduar ka rënë nga shtylla elektrike”, ka thënë ai. Rugova bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. “I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, u shpreh ai për Klankosova.tv. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.