Marrëdhëniet me ShBA-të: Serbia me ‘full’ lobim, Kosova ‘zero’ (VIDEO) NULL NULL 01.08.2026 20:25 01.08.2026 20:25 Marrëdhëniet me ShBA-të: Serbia me ‘full’ lobim, Kosova ‘zero’ (VIDEO) Komunikimet mes Kosovës dhe administratës amerikane po përballen me vështirësi, ndërsa mungesa e kompanive lobuese në Uashington dhe pezullimi i dialogut strategjik kanë krijuar një boshllëk diplomatik që po shfrytëzohet nga Serbia. Sipas njohësve të politikës së jashtme, Beogradi ka intensifikuar aktivitetin e tij në kryeqytetin amerikan përmes angazhimit të disa kompanive lobuese, ndërsa Kosova ka reduktuar ndjeshëm praninë e saj në SHBA, krahasuar me vitet e kaluara kur kishte mbi 15 kompani lobimi. Kryetari i Federatës “Vatra” në ShBA, Elmi Berisha, ka paralajmëruar se kjo situatë mund të jetë e pafavorshme për Kosovën, sidomos në një kohë kur vendime të rëndësishme për rajonin mund të merren në Uashington. Edhe ish-diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se Serbia ka përfituar nga ngërçi politik në Prishtinë dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale, duke kërkuar një angazhim më të madh institucional për rikthimin e komunikimit me administratën amerikane. Shqetësime për raportet Kosovë-SHBA ka shprehur edhe ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se Kosova rrezikon të humbasë besimin e Uashingtonit. Për më shumë ndiqeni kronikën e Klan Kosovës: