Aktvendimi i gjykatës: Murseli gjakftohtë pas vrasjes së Liridonës (VIDEO) NULL NULL 01.08.2026 20:22 01.08.2026 20:22 Aktvendimi i gjykatës: Murseli gjakftohtë pas vrasjes së Liridonës (VIDEO) Gjykata Themelore në Prishtinë ka publikuar aktgjykimin e arsyetuar prej 124 faqesh për vrasjen e Liridona Ademajt, ku ka shpjeguar rrethanat e krimit dhe arsyetimin për dënimet ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës. Sipas aktgjykimit, kryegjyqtarja Fatime Dërmaku ka konstatuar se Murseli pas vrasjes së bashkëshortes së tij kishte tentuar të shmangte dyshimet ndaj tij, duke inskenuar rastin si grabitje dhe duke shfaqur një sjellje të shtirur para familjarëve dhe të tjerëve. Në dokument thuhet se Murseli, pas kryerjes së vrasjes, kishte shkuar në hotel dhe nuk kishte shfaqur pendesë apo ndjeshmëri ndaj familjes së Liridonës. Gjykata vlerësoi se motivi kryesor i krimit ishte përfitimi financiar nga polisa e sigurimit jetësor, si dhe konfliktet personale. Për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim. Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, ndërsa të dënuarit kanë paralajmëruar kundërshtimin e vendimit. Kronikën e plotë të përgatitur mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: