Starmer thotë se Trump ‘gaboi’ që kërcënoi civilët iranianë NULL NULL 13.04.2026 18:34 13.04.2026 18:34 Gjatë një deklarate në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri britanik, Keir Starmer e quajti kërcënimin e Donald Trump javën e kaluar për t’i dhënë fund një “qytetërimi të tërë” nëse Irani nuk pranon të rihapë Ngushticën e Hormuzit ishte “i gabuar”. Kjo është pak më e fortë se përgjigjja fillestare e kryeministrit ndaj komenteve gjatë një interviste të enjten e kaluar, në të cilën ai tha se ato “nuk ishin fjalë që do t’i përdorja”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Duke folur në Dhomën e Komunave, Starmer tha se civilët iranianë kishin pësuar tashmë “dëm të pamatshëm” në duart e regjimit gjatë “shumë viteve të gjata”.