Stallone i refuzoi 34 milionë dollarë për Rambo IV NULL NULL 08.11.2022 00:30 08.11.2022 00:30 Sylvester Stallone ka zbuluar që njëherë i kishte refuzuar 34 milionë euro për Rambo 4-shin. “Ne po e xhironim Rambo 3-shin, dhe mendonim që do të ishte hiti më i madh, para se të dilte. Dhe u pata paguar me bollëk. E pastaj ata thanë, ‘Duam ta xhirojmë Rambo 4-shin. Ja ku i ke, paguaj o luaj, 34.’ Dhe unë u them, ‘të mos ngutemi këtu,” ka thënë ai për The Hollywood Reporter në një intervistë. 34 milionë dollarët që ia kishin ofruar Stallones në 1980-tat, tani kapin një vlerë prej 85 milionë dollarësh. “Vërtet e kam. Nuk po bëj shaka. Oh Zot çfarë idioti. Tani mendoj për këtë gjë dhe…wow”.