Stadiumi me ajër të kondicionuar në Kinë mbushet me studentë NULL NULL 01.07.2015 21:19 01.07.2015 21:19 Temperaturat në qytetin kinez të Wuhan kanë arritur 35 gradë. Stadiumi i Universitetit Qendror të Kinës u hap veçanërisht për studentët që nuk mund t’i bënin ballë nxehtësisë. Kjo praktikë ka filluar në verën e vitit 2013. Stadiumi me ajër të kondicionuar hapet në ora 10 çdo natë dhe pret më shumë se 1000 studentë. Studentët zakonisht flejnë në thasë për gjumë ndërsa për të vendosur ndarjen mes femrave dhe meshkujve vendoset një rradhë e tavolinave, transmeton Klan Kosova. Pritet që nga data 20 korrik dhomat e gjumit në pjesën lindore të konviktit do të pajisen me klima për ajër të kondicionuar ndërsa deri atëherë ata do të mund të rrinë gjatë natës në stadium.