Stadiumi i Andorrës sonte flet shqip, mbushet me tifozë “Kuq e Zi” (VIDEO) NULL NULL 13.11.2025 14:46 13.11.2025 14:46 Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të ndeshet me Andorren me fillim nga ora 20:45. Stadiumi “Estadi Nacional d’Andorra”, do të “flasë shqip”, kjo pasi që 70 % e kapacitetit të këtij impianti sportiv do të jetë i mbushur me tifozë “Kuq e Zi”. Me fitore, djelmoshat e Sylvinhos do ta siguronin playoff-in. Loja do të transmetohet direkt edhe në Klan Kosova. Për më tepër detaje ndiqni raportimin e drejtorit të sportit në Artmotion, Arlind Sadiku. “Prej 2100 shikuesve, 1600 do të jenë shqiptarë të cilët i kanë blerë biletat dhe do të vijnë nga e gjithë Evropa për ta ndjekur lojën”, deklaroi ai.