“S’po lini hapësirë për opozitën! Ngrihu në lartësinë e detyrës”, përplasje mes Tabakut e Spiropalit NULL NULL 07.11.2024 12:15 07.11.2024 12:15 Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është përfshirë në një debat me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Tabaku iu ankua asaj se nuk po lënë hapësirë për opozitën, transmeton klankosova.tv. Ndërsa kryeparlamentarja Spiropali tha se “ajo dhe grupi i PD janë në vështirësi politike”. Tabaku: Vini gishtin kokës, sepse nuk mund të zaptoni çdo hapësirë. Ju vini me fjalime të kopjuara në Kuvend. Nëse doni respekt, na respektoni. Përndryshe opozita do të protestojë. Rregullat e njëanshme shkoni vendosni atje në PS, këtu secili të japë kontributin e vet. Spiropali: Unë e kuptoj vështirësinë politike ku ndodheni. Por atë barrë mos e hidhni mbi Kuvendin. Hapësirën nuk ua ngushton njeri. Kemi ndërmend të shtrojmë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Tabaku: Ngrihu në lartësinë e detyrës të mos e kthejmë parlamentin në një seksion të PS, hapësirën time e fitoj vetë s’kam pse e zgjidh në Parlament, unë fjalëve të mia i qëndroj në çdo platformë keqpërdorimi që po të bëjnë. Nisi prej delirit të madhështisë tënde, jepi hapësirën që i takon opozitës, mbaj vendin që të takon, do jesh në shembullin e atyre që do largohen me kokën ulur. Spiropali: Hapësirën e keni pasur, e keni dhe do ta keni, kryetarja as nuk thërret policinë, as nuk ngre kangjella, siç e provuam jemi në më shumë se 2 orë dhe opozita e ka marrë të gjithë kohën dhe hapësirën s’kemi pasur ndonjë pengesë këtu, bëni detyrën pa fyer askënd.