Spinaqi parandalon stresin NULL NULL 15.03.2019 13:00 15.03.2019 13:00 Radikalët e lirë janë nënprodukte të metabolizmit. Ata mund të shkaktojnë stres oksidativ, gjë që shkakton plakjen e shpejtë. Kjo gjithashtu rrit rrezikun e kancerit dhe diabetit. Për të mos ndodhur kjo preferohet të konsumoni spinaq, transmeton Klan Kosova. Pasi ai përmban antioksidantë, të cilët luftojnë stresin oksidativ dhe ndihmojnë në zvogëlimin e dëmeve që shkakton. Një studim i cili u bë ndaj 8 njerëzve të shëndetshëm zbuloi se spinaqi ndihmoi në parandalimin e dëmtimit oksidativ. Megjithëse studimi i përmendur më sipër ishte mjaft i vogël, gjetjet janë mbështetur nga studime të tjera të kafshëve dhe njeriut.