Spahiu për kryeministrin: Më mirë me u dorëzu me vakt se sa me qenë i thyer NULL NULL 01.11.2022 00:19 01.11.2022 00:19 Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu, ka thënë që veprimi i kryeministrit Albin Kurti për targat ka bërë që ai ta turpërojë veten pasi që është dashur të dorëzohej më herët si i pafuqishëm se sa të shfaqej tani i thyer. “Veprimi nuk ishte ai i duhuri. Veprimi është as mish, as peshk. Edhe nuk ka dashur që kryeministri ta poshtërojë vetveten në këtë rast qeverinë e Kosovës ose vetë Kosovën sepse shtyrja e mëtutjeshme me të vërtet paraqet një poshtërim. Pra në anën tjetër nëse ti nuk ke kaçik që me e çu vendimin deri në fund, atëherë ma mirë është me u dorëzu me vakt se sa me qenë i thymë”, ka thënë Spahiu për Specialen e Klan Kosovës. “Tash mbetet të shohim por mos me qenë i thymë sigurisht nuk ka pasë nevojë me shku me këto hiç, por me atë të parë me fillu me konfiskimin që ditën e nesërme ose të paktën me thanë që zbatimi, masa do të bëhet që asnjë veturë nuk do të kalojë me targa ilegale kufirin Kosovë-Serbi dhe kjo do të mjaftonte që t’i detyronte serbët që t’i konvertonin targat, natyrisht në qoftë se policia e Kosovës do të mund ta mbante rendin dhe ligjin në veri pas këtij vendimi në qoftë se çdo trazirë eventuale do t’i përgjigjej me nivelin e duhur, por këtë nuk e dimë nëse Kosova është në gjendje ta bëjë pa mbështetjen e aleatëve tanë, pra mbështetjen e KOFR-it Eulexit etj. etj, a do të mundej policia e Kosovës, a do të kishte pasur mundësi me u përballë me bandat e Vuciqit në veri të Kosovës?”. Sipas Spahiut, të qenët në pozicion të dobët atëherë e arsyeton të qenët i dëgjueshëm në raport me aleatët ndërkombëtarë. “Nëse këtë do të mund ta bënte, punë e madhe se ca thonë aleatët sepse në fund të fundit ata do të pajtoheshin. Nëse Kosova do të realizonte këtë punë paq e mirë atëherë ata do ta merrni si fakt të mirëqenë dhe do të vazhdonte dialogu në tema të tjera por në rast se mbetemi në gjysmë të rrugës, kjo është një gjë më e keqe, Kjo jo vetëm që do të na poshtëronte sërish sikur të dorëzoheshim në qëllim, por edhe do të bëhej pengesë për shumë gjëra të tjera”. “Nëse je i lig atëherë më mirë me qenë i dëgjueshëm. Nëse je i fuqishëm atëherë kryeje punën paq dhe jo ‘edhe po du, edhe s’po mundem’”, ‘edhe po ma kona, edhe po më dhem’”.