Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot zhvillohet ndeshja kontrolluese mes Kosovës A dhe Kosovë U-20

NULL NULL
26.06.2022 14:05

Kombëtarja A e Kosovës do të zhvilloj ndeshje kontrolluese me Kosova U-20 sot me fillim nga ora 19:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kjo ndeshje do ti shërbej të dyja ekipeve nacionale në prag të ndeshjeve të tyre ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv.

Kosova A më 30 qershor si mysafire do të përballet me Danimarkën në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025, kurse Kosova U-20 është në fazën përgatitore për pjesëmarrje në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 15 deri më 24 korrik.

lajme të ngjashme