Pamje nga arrestimi i 35-vjeçarit që shpërndante kokainë në Tiranë (VIDEO) NULL NULL 26.06.2026 13:36 26.06.2026 13:36 Pamje të publikuara nga Policia e Shqipërisë. Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se është finalizuar operacioni antidrogë, i koduar “Implikimi”. Në pranga ka rënë një 35-vjeçar që u kap në Bërzhitë, me lëndë narkotike me vete, me qëllim shitjen e tyre. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, atij iu gjetën: 833 gramë lëndë e dyshuar narkotike lokainë, 576 gramë lëndë e dyshuar narkotike kannabis sativa dhe 930 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike. “Lëndët dhe paratë u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin e të arrestuarit. Nga hetimet dyshohet se ai i kishte siguruar lëndët narkotike, me qëllim shitjen në sasi të konsiderueshme, kryesisht në zonën ku u kap dhe në Qytet Studenti”, thuhet në njoftim. Policia e Shqipërisë gjithashtu ka publikuar edhe pamje nga momenti i arrestimit të 35-vjeçarit./Klankosova.tv