Sot zhvillohet ndeshja Bora – Trepça NULL NULL 16.12.2025 16:59 16.12.2025 16:59 Sot do të zhvillohet përballja ndërmjet Borës dhe Trepçës, e vlefshme për ndeshjen e mbetur të javës së pestë të ProCredit Superligës. Takimi do të luhet nga ora 18:45 në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku Bora do të paraqitet si skuadër vendase. Kjo vjen si rezultat i një marrëveshjeje mes dy klubeve, pasi palestra “1 Tetori” në Prishtinë vazhdon të jetë e zënë. Pritet te jetë një ndeshje mjaft interesante ku Bora në ciklin e dytë nuk e ka humbur asnjë ndeshje me 4 fitore rradhazi ndërsa kampionët aktul i kanë regjistruar 3 fitore dhe një humbje.