Sot shqiptarët e Spartës pritet ta prejnë biletën për Ligën e Kampionëve NULL NULL 27.08.2024 10:18 27.08.2024 10:18 Sparta e Pragës e zhvillon sot ndeshjen kthyese ndaj FC Malmos në kuadër të plejofit të Ligës së Kampionëve. Klubi çek e zhvillon ndeshjen në shtëpi dhe e ka komoditetin e fitores 0:2 në transfertë të cilën e arriti javën e shkuar. Në këtë skuadër luajnë pesë shqiptarë, Albion Rrahmani, Indrit Tuci, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e Enes Osmai. Kalimi i Malmos nënkupton që ata me Spartën do ta sigurojnë një vend në edicionin e sivjetmë të garës më prestigjioze për klube, Ligës së Kampionëve.