Sot nis “play-offi” në basketboll NULL NULL 07.04.2024 13:22 07.04.2024 13:22 Koshi basketboll, foto ilustrim Sot nis faza e “Play-offit”, garë ku do të vendoset edhe për kampionin e ri të Kosovës në basketboll. Priten ndeshje tejet interesante, ku publiku në tribuna dhe tifozët pranë ekraneve televizive do të përjetojnë kënaqësi maksimale, nga faza çekfinale e deri në finale. Në këtë garë si e para hyn Trepça, me 25 fitore e tri humbje. E dyta u rendit Peja, me 19 fitore e nëntë humbje janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale. Mitrovicasit kanë fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike, duke kërkuar trofeun e katërt për këtë edicion, derisa pejanët duan të mbrojnë titullin e kampionit. Në çerekfinalen e parë, përballë njëri-tjetrit do të luajnë Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi. Therandasit që përfunduan në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje duan gjysmëfinalen, derisa përballë kanë prizrenasit që u renditën në vendin e gjashtë me 11 fitore e 17 humbje. Duel tjetër, tejet interesant pritet të jetë ai në mes të Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit, që zunë pozitat katër dhe pestë në renditjen tabelare. Prishtinasit e përfunduan edicionin e rregullt me 16 fitore e 12 humbje, kurse kuqezinjtë me 13 fitore e 15 humbje. Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale, skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, derisa kampion shpallet skuadra me tri fitore.