Sot MKRS-ja shpërblen muzikantët NULL NULL 21.06.2023 09:58 21.06.2023 09:58 Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, do të ndajë sot çmimet në fushën e muzikës, “Niketë Dardani’. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet nga ora 13:00, në kabinetin e MKRS-së. Më poshtë gjeni fituesit e këtyre çmimeve: Çmimi për vepër vokale – instrumentale, i ndahet kompozitorit Mendi Mengjiqi. Çmimi për vepër orkestrale – simfonike dhe koncertante i ndahet dy kompozitorëve: Ersan Januzi dhe Dafina Zeqiri Nushi. Çmimi për vepër kamertale, u ndahet dy kompozitorëve: Kreshnik Aliçkaj dhe Valton Beqiri. Çmimi për vepër korale me ose pa shoqërim instrumental i ndahet kompozitores: Dea Ahma. Çmimi për vepër solistike dhe duo i ndahet kompozitorit Drinor Zymberi.