Sot Final 4 i Ligës Unike, Vëllaznimi përballë Yllit e Prishtina kundër Besëlidhjes NULL NULL 26.03.2025 10:25 26.03.2025 10:25 Sot zhvillohet Final 4 i Ligës Unike në kategorinë e meshkujve. Në kanalin Sport 1 të Art Motion, me fillim nga ora 17:00, jepet takimi midis Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit, me komentimin e Agon Fehhmiut. Ndërkaq, tri orë më vonë, po në Sport 1, jepet përballja tjetër gjysmëfinale midis Sigal Prishtinës dhe Besëlidhjes. Këto takime, bashkë edhe me finalen eventualisht, do të luhen në Prishtinë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.