Sonte vazhdon ndeshja e ndërprerë “Fiorentina – Inter” NULL NULL 06.02.2025 17:08 06.02.2025 17:08 Ndeshja ishte ndërpre në minutën e 16-të. Kollapsimi i futbollistit të Fiorentinës, Edoardo Bove, bëri që ballafaqimi ndaj Interit mos të vazhdonte më atë natë. Lojtari u shtri në spital pas problemeve me zemër, kurse dueli ndërmjet dy skuadrave u shtye, njofton Klankosova.tv. Kjo përballje e kampionatit elitar të Italisë, do të luhet pikërisht sonte, duke filluar nga ora 20:45, e që do të vazhdohet nga minuta e 17-të. Fiorentina – Inter, transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me komentim të Lirim Pecit. Aktualisht, “Viola” zë pozitën e gjashtë në Serie A me 39 pikë, kurse me 51 sosh “Nerazzurët” renditen të dytët, një fitore larg liderit, Napolit, raporton Klankosova.tv. Nëse “Zi-kaltërtit” e fitojnë këtë ndeshje, atëherë do të barazoheshin me ekipin e Amir Rrahmanit me nga 53 pikë.