Sonte premiera e shfaqjes “Duke Pritur Trenat” NULL NULL 03.07.2015 18:49 03.07.2015 18:49 Në teatrin Adriana Abdullahu, në Ferizaj, sonte është premiera e shfaqjes “Duke Pritur Trenat”, nga Bardh Frangu. Shfaqja do të luhet në ore 19:00 me regji të Fatmir Hysneit, njofton Klan Kosova. Në këtë shfaqje me rolet e tyre do të prezantohen aktorët: Dashnim Rexhepi, Ali Krasniqi, Nexhat Xhokli, Egzona Kurtishi, Sherif Bega, Jajush Ramadani, Milot Salihu, Dora Xhemajli. Ndërkaq, skenografia është punuar nga Driton Tahiri, kostumet nga Blerina Misini, ndriçimi, Liman Ilazi. Fotot: Fatmir Hyseni