Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte kompletohet tetëshja çerekfinaliste e Champions League

NULL NULL
17.03.2021 19:15

Sonte do të konfirmohen edhe dy skuadrat çerekfinaliste të Champions League.

Prej orës 21:00 janë të parapara të luhen ndeshjet: Bayern – Lazio dhe Chelsea – Atletico Madrid.

“Bavarezët” kanë krijuar epërsi të dukshme ndaj “romakëve” nga takimi i parë.

Kampioni në fuqi i Champions ka triumfuar me rezultat 4:1.

Edhe Chelsea hyn në ndeshje ndaj Atletico Madrid me epërsi minimale nga përballja e kaluar.

Londinezët e fituan takimin si mysafir i “El Colchoneros’ me rezultat 1:0.

Gjashtë skuadrat e tjera që prekën çerekfinalen janë:

Liverpool, Paris Saint Germain, Manchester City, Real Madrid, Porto dhe Dortmund.

lajme të ngjashme