Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte ASISTI 611, kryetemë garat që bashkuan sportin mbarëkombëtar

NULL NULL
24.03.2025 17:12

ASISTI 611 sonte si temë kryesore ka garat që bashkuan sportin mbarëkombëtar shqiptar, Ligën Unike dhe atë në dyja konkurrencat.

Javën e kaluar në Vlorë, Liga Unike për Femra mbajti turneun final ku kampione u shpallën basketbollistet e Flamurtarit.

Ndërkohë, të mërkurën dhe enjten në Prishtinë do të organizohet Final Four i Ligës Unike për Meshkuj dhe me këtë rast sonte në ASIST mysafirë janë përfaqësuesit e skuadrave pjesëmarrëse: Afrim Bilalli i Besëlidhjes nga Lezha, Artin Gashi i Golden Eagle Yllit, Daniel Lekndreaj i Sigal Prishtinës dhe Atik Koshi i Vëllaznimit.

Me katërshen e mysafirëve do ta diskutojmë, analizojmë dhe paralajmërojnë ngjarjen e madhe e cila fillon të mërkuren e 26 Marsit.

Ndërkohë skuadrat e elitës së basketbollit kosovar, Procredit Superligës kanë zhvilluar xhiron 25 gjatë të cilës u zhvillua edhe dueli fenomenal El Clasico midis Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Dueli Golden Eagle Ylli – Peja ishte një tjetër ndeshje e shkëlqyeshme kurse lideri Bashkimi isthe mysafirë i Borës në kryeqytet dhe Vëllaznimi ishte mysafir i Porton Cable-it në Prizren.

Gjitha këto i përmbledhim me analizat e detajuara të cilat do të kompletohen nga Pesëshja dhe MVP i Javës në ASIST

Në pjesën finale vjen blloku i dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë që sjell lajmet e fundit mbi lojtarët dhe trajnerët shqiptarë ndërkohë, krejt në fund, ASISTI sjell ajkën dhe Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave.

Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 611 sonte shumë të nxehtë nga ora 19:00 në Sport 1 në Artmotion dhe menjëherë pas Edicionit Special në Klan Kosova

lajme të ngjashme