Snowborderi nga Suedia në Gjeravicë: “Kosovë, të dua, kjo është hera e katërt që jam këtu” NULL NULL 03.03.2025 22:38 03.03.2025 22:38 Emisioni më i ri në Klan Kosova, “Krejt Kapak” me Milot Hasimja ka sjellë detaje nga atmosfera në Gjeravicë me snowboarderin nga Suedia, Andrew Ahlberg. Ahlberg, i cili tha se gjendet për herë të katërt në Gjeravicë, tha se e do shumë Kosovën. “Kosovë të dua, kjo është hera e katërt që jam këtu për lëshim. Kam qenë edhe shumë herë në Ballkan mirëpo këtë vend e dua, është shumë mirë, ky është vendi i lumturisë time”, tha Ahlberg, transmeton Klankosova.tv Ndërkohë që, Hasimja i tregoi edhe portretin e Heroit Kombëtar, Skënderbeut.