Smoothie me pjeshkë NULL NULL 25.05.2018 11:00 25.05.2018 11:00 Freskuese dhe ushqyes, ky smotothie është ideal për mëngjeset e nxehta të verës. Përbërësit 2 pjeshkë 1 limon 1 banane 1 lugë çaji mjaltë 3 kuba me akull Përgatitja Prisni pjeshkët në copa të vogla. Më pas shtrydhni lëngun e limonit dhe hidheni në blender. Shtoni aty frutat, mjaltin dhe copat e akullit. Lërini në blender për 30 sekonda deri sa të bëhet një masë kompakte. Kjo pije shërbehet e ftohtë.