Smoothie me mollë për mëngjes NULL NULL 14.05.2018 10:00 14.05.2018 10:00 Smoothie me mollë është thjesht fantastik dhe ju kujton shijen e ëmbëlsirave me këtë frut. Kombinimi i erëzave me gjalpin e kikirikut dhe ëmbëlsinë natyrale të rrushit të thatë do t’ju shijojë shumë. Eshtë i shkëlqyer nëse planifikoni të keni një dite aktive dhe ju duhen shumë energji. Si çdo smoothie tjetër, bëhet gati në pak minuta. Përbërësit 1 mollë mesatare 1/3 gotë tërshërë 1/2 gotë kos 1 & 1/4 gotë qumësht 1/4 gotë rrush i thatë 1 lugë gjellë (tbs) gjalpë kikiriku Pak pluhur arrë moskati Kripë Kanellë Përgatitja Vendosni të gjithë përbërësitë bashkë, përveç kanellës dhe arrës së moskatit, dhe përziejni në blender për 2-3 minuta në shpejtësi mesatare. Vendoseni në gota ose kavanoz dhe hidhni sipër pak kanellë dhe arrë moskati sipas dëshirës.