Sllovenia e mposht edhe Spanjën (VIDEO) NULL NULL 01.08.2021 18:05 01.08.2021 18:05 Sllovenia po tregon kapacitet për ta fituar medaljen e artë sivjet në Olimpiadë. Ata në ndeshjen e radhës fituan kundër Spanjës, 87-95. Ishte Vlatko Cancar me 22 pikë ishte ai që këtë herë e udhëhoqi drejt triumfit shtetin nga Ballkani. Në anën tjetër, Ricky Rubio me 18 pikë e nëntë asistime ishte më i dalluari te spanjollët. Sllovenët e përfunduan garën në grupin C me tri fitore nga tri ndeshje, dhe tani në çerekfinale do të kenë punë me Gjermaninë. Në anën tjetër, Spanja që përfundoi e dyta në grup do të përballet me gjigantët e këtij sporti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.