Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ski, austriaku Hirscher triumfon në Beaver Creek

NULL NULL
08.12.2015 10:20

 Marcel Hirscher dhe këtë vit pritet të jetë një prej skiatorëve më të mirë të sezonit, me austriakun që fitoi slalomin gjigant të Beaver Creek në SH.B.A., i vlefshëm për Kupën e Botës.

Hirscher përfitoi dhe nga rrëzimi i kampionit olimpik Ted Ligety që në raundin e parë, me këtë të fundit që nuk arriti të mbyllë dot garën e tij. Austriaku arriti të përshkruajë itenerarin me kohën e 2 minuta 32 sekonda e 58 të qindtat duke lënë pas me 98 të qindtat më shpejt, francezin Muffat Jeandet, ndërsa norvegjezi Henrik Kristoffersen u rendit i treti.

Në garën e Kupës së Botës për femra, që u zhvillua në Lake Louise të Kanadasë ishte Lindey Vonn ajo që triumfoi.

Për amerikanen ishte suksesi i 3-të në karrierë në këtë circuit pasi regjistroi një kohë prej 1 minutë 19 sekonda e 79 të qindtat duke lënë pas austriake Tamara Tippler, ndërsa vendi I treti ishte sërish për një tjetër austriake, Cornelia Huetter./supersportl.al

lajme të ngjashme