Ndërtesat u shembën plotësisht, pamje të tmerrshme nga dëmi që shkaktoi tërmeti në Venezuelë NULL NULL 25.06.2026 16:39 25.06.2026 16:39 Dy tërmete, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter, goditën Venezuelën këtë mëngjes, duke vrarë të paktën 32 persona dhe duke plagosur më shumë se 700 të tjerë. Numri i të vdekurve pritet të rritet ndjeshëm, me shumë të zhdukur ende. Tërmetet goditën pjesën veriore të Venezuelës, në perëndim të Karakasit. Presidentja e përkohshme Delcy Rodriguez shpalli gjendje të jashtëzakonshme pas dy tërmeteve dhe lëkundjeve pasuese që goditën vendin, duke shembur ndërtesa në kryeqytetin Caracas dhe gjetkë, dhe shprehu ngushëllime familjeve të të vrarëve në një fjalim në televizionin shtetëror. “Dhjetëra ndërtesa janë shembur dhe aktualisht po kryejmë përpjekje shumë intensive shpëtimi për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur. Dua gjithashtu të them se kjo është një tragjedi e vërtetë. Nga këtu, ne dërgojmë një mesazh solidariteti dhe familjeve që kanë humbur të dashurit tanë u shprehim edhe një herë ngushëllimet dhe mbështetjen tonë në këto orë të vështira”, tha Rodriguez. Pamje të tmerrshme po vijnë nga Venezuela. Njëra prej tyre tregon se si një ndërtesë në qytetin e Diego Ibarrës është shembur plotësisht nga tërmeti. Shikoni videon. Disa ndërtesa në La Guarrija u shkatërruan plotësisht. Shikoni çfarë ka mbetur nga shkallët në një ndërtesë në Venezuelë.