S’ka zgjerim ngrohjeje nga Termokosi për shkollat (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 04.11.2022 20:27 nga Qendresa Bellagoshi 04.11.2022 20:27 Shkollat “Qamil Batalli” dhe “Mehmet Gjevori” në kryeqytet po kërkojnë të bëhen pjesë e rrjetit të Termokosit. Si mundësi ideale për këtë po i shohin punimet që kanë nisur në lagjen “Arbëria”, që nuk janë shumë larg nga objektet e tyre, njofton Klan Kosova. Ngrohja në këtë formë, sipas drejtorit, Liridon Maliqi, do të siguronte se nuk do të pengohet procesi mësimor edhe kur ka temperature të ulëta. Njësoj deklaron edhe drejtuesi i shkollës “Mehmet Gjevori”, Arsim Gashi, i cili thotë se do të bëjnë edhe kërkesë zyrtare. Megjithatë, në Termokos thonë se këto dy objekte nuk janë pjesë e projektit aktual dhe se do të jenë prioritet në mundësitë e radhës.