S’ka më polici në veri pa KFOR-in e EULEX-in (VIDEO) NULL NULL nga 14.07.2023 22:15 nga 14.07.2023 22:15 Përcjellje, asistim, e arrestime në veri, Policia e Kosovës s`mund të bëjë kokë në vete më. Të paktën jo pa marrë aminin e misionit paqeruajtës, e atij evropian për sundim të ligjit. Kjo është njëra nga pikat për shtensionim të veriut, nga dakordimi i së martës në Bratisllavë përfaqësuesi evropian i dialogut Miroslav Lajçak e kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi. Për Institutin Kosovar të Drejtësisë, pavarësisht lëvizjes para për de-eskalim, është prapakthim. Me këtë pajtim, tejkalohen edhe kompetencat e EULEX-it, të cilat janë vetëm këshilluese. Ky akord i ngjashëm me atë të mëparshëm për mosdërgimin e Forcës së Sigurisë në veri, mori kritika edhe nga opozita. Ujdia që pritet të nënshkruhet javën që vjen në Bruksel, kërkohet të jetë e përkohshme, pasi si e përhershme dëmton interesin e Kosovës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS