Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sivjet edicioni i 5-të i muzikës “Green” në Mitrovicë

NULL NULL
28.08.2015 16:42

Në kuadër të projektit “Mitrovica vepron Gjelbër”, organizata 7Arte ka filluar me aktivitetin e radhës, i cili i dedikohet formimit të grupeve të gjelbra të të rinjve.

Për të pestën herë me radhë, 7Arte organizon Festivalin e Muzikës “Green” me 5 dhe 6 shtator në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të bërë nga organizata, ky festival synon që ta ngrish vetëdijen dhe që ta sensibilizojë opinionin kosovar që të përkujdeset më shumë ndaj ambientit.

Vedat Ademi dhe Bojken Lako, Zig Zag Orchestra me Dren Abazin si dhe Rona Nishliu, bashkë me disa grupe të tjera dhe DJ, do të jenë ata që do të performojnë gjatë ditëve të festivalit.

Gjatë këtij manifestimi, do të ketë aktivitete të ndryshme si zgjedhja e kopshtit më të mirë në Mitrovicë, grumbullimi i rrobave të përdorura për qëllime bamirësie në sheshin e qytetit “Mehë Uka”, aksion mjedisor për pastrimin e pjesëve të caktuara të qytetit dhe ekspeditë artistike.

Ky festival ka mbështetjen e programit të Bashkimit Europian në Prishtinë “Culture For All”, të Komunës së Mitrovicës, Ambasadës së Holandës dhe Kompanisë “Uniteti” në Mitrovicë.

lajme të ngjashme