Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sipas një zyrtari amerikan Trumpi ka refuzuar një plan izraelit për të vrarë udhëheqësin iranian

NULL NULL
15.06.2025 19:48
Presidenti amerikan, Donald Trump, 5 qershor, 2025. Foto: AP

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka refuzuar një plan nga ana e izraelitëve për të vrarë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, sipas një zyrtari amerikan që foli për CNN.

Në mes të një vale të vazhdueshme sulmesh hakmarrëse midis Izraelit dhe Iranit, sipas CNN-it, Trumpi po tregon qartë dëshirën e tij për ta mbajtur SHBA-në jashtë këtij konflikti për momentin.

Megjithatë, SHBA po ndihmon në kapjen e raketave që drejtohen drejt Izraelit nga Irani, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se ka “kaq shumë raporte të rreme për biseda që kurrë nuk kanë ndodhur dhe nuk do të hyj në këtë temë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.