Sinner triumfon në Pekin NULL NULL 01.10.2025 12:45 01.10.2025 12:45 Jannik Sinner fitoi ATP 500 të Pekinit, duke mposhtur në finale amerikanin Learner Tien me rezultatin e pastër 6-2, 6-2. Me këtë triumf, Sinner arrin në tre tituj sezonal pas fitoreve historike në Australian Open dhe Wimbledon, duke u ngjitur në 21 trofe gjithsej në karrierë. Kjo në Pekin ishte finalja e shtatë e vitit 2025 për të, me një ecuri mbresëlënëse në terrenet e forta: nëntë finale radhazi dhe një bilanc prej 22 fitoresh dhe vetëm dy humbjesh në këtë sezon. Suksesi në Kinë ka një peshë të madhe edhe për renditjen. 500 pikët ATP të fituara e çojnë Sinnerin në 10.950 pikë, duke e ulur diferencën me Carlos Alcaraz, në 590 pikë, spanjolli lider i klasifikimit me 11.540. Para turneut, distanca ishte 760 pikë. Skenari bëhet edhe më interesant në prag të Masters 1000 të Shangait, ku mungesa e Alcaraz hap mundësi konkrete, një tjetër triumf i Sinner do ta ulte diferencën në vetëm 390 pikë, minimumi historik në rivalitetin mes dy kampionëve të rinj.