Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sindikata e RTK-së proteston sërish nesër, nuk e përjashton grevën e bojkotin

NULL NULL
12.11.2025 11:48

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka njoftuar se nesër në orën 11:15, para objektit të RTK-1, zhvillohet protesta e dytë me radhë lidhur me çështjen e mosmarrjes së pagave shkaku i buxhetit.

Në një njoftim për media, kjo sindikatë thotë se gjatë protestës së nesërme do t’I bëjë publik hapat e mëtejm përfshirë grevën e bojkotin e punës.

“Kjo është një thirrje për mobilizim të madh dhe pjesëmarrje masive nga të gjithë punëtorët pa dallim sektori, pozite apo përvoje. Zëri ynë i përbashkët është forca më e madhe për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve të RTK-së”.

“Gjatë protestës së nesërme do të bëhen publik hapat e mëtejmë, përfshirë nisjen e grevës dhe bojkotit të punës, nëse situata nuk ndryshon”.

“Detajet do të komunikohen gjatë ditës së nesërme.Le të jemi të gjithë bashkë — për pagë, dinjitet dhe të ardhme të sigurt për RTK-në!”, thonë nga kjo sindikatë, transmeton Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme