Sindikata e Doganës ndan 3 mijë euro për të prekurit nga tërmeti NULL NULL 27.11.2019 15:54 27.11.2019 15:54 Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka ndarë 3 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, si dhe për familjet e 2 gjilanasëve që vdiqën si pasojë e tërmetit. “Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës bashke ndjen dhembjen me familjarët e të vdekurve si pasojë e dridhjeve të tokës në Shqipëri, njëherit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura si pasojë e dridhjeve të Tokës atje”. “Duke dashur që sa do pak t`i dalim në ndihmë viktimave, familjareve dhe të dëmtuarve tjerë në këtë tragjedi, Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës në mbledhjen urgjente të mbajtur sot me datë 27.11.2019 ka vendosur që të ndaj shumën prej 3000 €urove për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri si dhe për familjen Abazi nga fshati Livoq i Epërm komuna e Gjilanit.”