Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sigal Prishtina e mposht Rahovecin (VIDEO)

NULL NULL
06.02.2022 22:24

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 67:53, në kuadër të javës së 19-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte mjaft i baraspeshuar, ku epërsia më e lartë u takoi mysafirëve, gjashtë pikë, 8:14, derisa kjo pjesë përfundoi 15:18.

Por, skuadra “bardhekaltër” u rikthye shpejtë në çerekun e dytë duke pasur epërsi deri në tetë pikë, 35:27, dhe më pas u zhvillua lojë e barabartë, duke shkuar në pushim me shifrat 38:32.

Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, që shkoi në 14 pikë, 38:24, ku më pas kryesisht u zhvillua lojë e barabartë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:43.

Në dhjetë minutat e fundit, kryeqytetasit menaxhuan lojë, duke ruajtur epërsinë, dhe triumfuan me shifrat 67:53.

Sigal Prishtina ka dhjetë fitore e nëntë humbje, kurse Rahoveci ka gjashtë fitore e 12 humbje.

lajme të ngjashme