Si ta trajtoni urthin? NULL NULL 28.05.2018 13:30 28.05.2018 13:30 Mostretja e ushqimeve në formë të dispepsisë njihet si urth. Urthi shkaktohet nga refluksi i ezofagut, ndërsa është simptoma kryesore e refluksit gastroezofageal dhe është përshkruar si një ndjenjë djegieje prapa gjoksit që zakonisht ngrihet drejt fytit, transmeton Klan Kosova. Një problem i tillë mund t’ju ndodhë shpesh pas të ngrënit apo gjatë shtrirrjes. Ajo herë pas here mund të lërë gjithashtu një shije të hidhur apo të thartë në gojë, kur përmbajtja e acidit në stomak rritet. Urthi është një ndër simptomat më të zakonshme të tretjes. Pjesa më e madhe e njerëzve do të përjetojnë urthin rastësisht. Kjo nuk përbën shkak për alarm. Nëse urthi ndodh shpesh ose ndërhyn në aktivitetet ditore, atëherë mjekët e quajnë këtë sëmundje të refluksit gastroezofageale (GERD ose GORD). Me kalimin e kohës GORD mund të çojë në komplikacione. Këshillat që mund të ndihmojnë •Mundohuni të shmangni të shtrirën pas të ngrënit për të ndaluar që ushqimi të kthehet përsëri në gojë; •Shmangni ushqimet që i doni e që i shkaktojnë probleme stomakut. Ushqimet me yndyra ose ushqimet pikante, kafeja, çokollata, pijet e gazuara dhe alkooli mund të shkaktojnë mostretjen; •Diskutoni me mjekun për ndonjë ilaç që jeni duke marrë, që mund të përkeqësojë refluksin. Shembujt përfshijnë aspirinën, ilaçet e tjera josteroidale anti-inflamatore (IJSAI) dhe disa ilaçe të përdorura për osteoporozë-n; •Shmangni veshjen e rrobave të ngushta; •Lini duhanin; •Humbni peshë nëse jeni mbipeshë ose obez; •Flini me kokën e ngritur 10-20 centimetra; •Flisni me mjekun nëse merrni ndonjë nga ilaçet e përdorura për sëmundjen e refluksit gastroezofageal, shkruan womens health, transmeton Klan Kosova.