Si ra regjimi i Assadit? NULL NULL 09.12.2024 08:18 09.12.2024 08:18 Luftëtarët e opozitës siriane festojnë rënien e qeverisë në kryeqytetin Damask. Foto: AP Regjimi i presidentit Bashar al-Assad në Siri ra, pas një ofensive të papritur nga grupet rebele islamike. Kjo ofensivë u drejtua nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), së bashku me fraksionet rebele aleate dhe i dha fund sundimit 50-vjeçar të familjes Assad. Ofensiva filloi vetëm 12 ditë më parë, me dy qytete të mëdha që ranë në duart e rebelëve gjatë fundjavës. Homs, qyteti i tretë më i madh i Sirisë, u pushtua të shtunën pas vetëm një dite luftimesh, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv Një ditë më pas, të dielën, rebelët e udhëhequr nga HTS njoftuan se kishin hyrë në kryeqytetin Damask, duke liruar të burgosurit nga burgu famëkeq ushtarak Saydnaya, transmeton Klankosova.tv Ish-presidenti Bashar al-Assad, i cili ishte zotuar prej kohësh se do të “shpartallonte” rebelët me ndihmën e aleatëve të tij, është arratisur në Rusi, me mediat shtetërore atje që raportojnë se atij i është dhënë azil.