Si po shkon votimi në fshatin e ish-presidentit Thaçi? (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 15:46 07.06.2026 15:46 Kryesuesi i qendrës së votimit në Burojë të Skenderajt, Musa Hasani ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë fshat po shkon i qetë. Për gazetaren e Klan Kosovës, Gremisa Latifi, Hasani tha se votimi filloi me kohë, dhe deri më tash, në ora 15:00, sipas tij ka shkuar gjithçka në rregull, transmeton Klankosova.tv. “Në bazë të statistikave që i kemi nga zgjedhjet e kaluara, afërsisht numri i votuesve është i njëjtë. Megjithatë orët e pasdites janë më të frekuentuara nga votuesit”, tha Hasani për Klan Kosova. Burojën këto zgjedhje e gjetën të dekoruar me flamuj të dy ish-krerëve të UÇK-së, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetari të Kuvendit, Kadri Veseli.